Description
Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton opinionin se mbrëmë gjatë procesit të votimit në pikëvotimin numër 3032a, në fshatin Bajë të Malishevës është sulmuar vëzhguesi ynë Hazir Krasniqi, i cili është grushtuar dhe shqelmuar nga militantë të PDK-së. Pas rrahjes Hazir Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga njëri nga militantët Behlul Limaj ( i afërt i Fatmir Limajt), i cili në tentativë e sipër është kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit.
Gjatë ditës në këtë qendër është kërcënuar edhe komisioneri Burim Berisha, “mëkati” i të cilit ishte se nuk i lejonte njerzit të hyjnë e të votojnë nga dy herë dhe i rezistoi korruptimit. Atë e ka kërcënuar Vesel Krasniqi me fjalët se” e dimë që je i vetmi djalë në familje dhe ti e di mirë çfarë të gjenë, a e di që je në Bajë” etj.
Vlen të përmendet se pas mbylljes së vendvotimit të njejtët militantë kanë qëlluar me armë në ajër dhe atë në prezencë të policisë.
| Credibility: |
 |
 |
0 |
|
Leave a Comment