Unverified

VV: Drenas

01:22 Dec 13 2010 Glogovac

Description
Besnik Bislimi, Visar Ymeri



Lëvizja VETËVENDOSJE! shfrytëzon rastin që nga zemra ti falenderojë të gjithë qytetarët e Kosovës që sot dolën në qendrat e vendvotimit për të kontribuar drejt ndryshimeve të pashmangshme politike. Jemi të inkurajuar me perkrahjen që koncepti ynë ka gjetur tek qytetarët në secilin cep të Kosovës. Raportimet e para tregojnë se VETEVËNDOSJE në shumë vendvotime është duke prirë me rezultate e në disa prej tyre jemi në pozicionin e dytë. Po ashtu duam që edhe një herë, publikisht të tregojmë respektin tonë për përkrahjen që na ka ofruar miku i madh i shqiptareve, ambasadori William Walker.



Jemi munduar ta mbrojmë votën tuaj për aq sa kemi patur kapacitete me vëzhguesit e me komisionerët tanë. Kemi bërë çmos që vullneti juaj të mos preket, por për fat të keq ka patur edhe raste kur është ndërprerë procesi i votimit, kur llambat ultravjollcë nuk kanë funksionuar, kur qendrat e votimit nuk kanë patur sprej për gishtërinj, kur fletëvotimet janë shpërndarë jashtë qendrave të votimit dhe janë rikthyer brenda të plotësuara, të penalizuar nga komisionerët e disa forcave të tjera që nuk kanë evidentuar, por kanë plotësuar fletëvotime, nga komisionerë dhe militantë që kanë kërcënuar vëzhguesit tanë. Fatkeqësisht përveç mbrojtjes së votës jemi detyruar të përqëndrohemi edhe në mbrojtjen e vetë komisionerëve tanë.



Veçanërisht e kemi patur të pamundur mbrojtjen e votës suaj në komunat e Skenderajt dhe Drenasit, ku na është ofruar leksioni klasik i manipulimit të pakontrolluar të procesit. Ju perkujtojmë se dalja në zgjedhje në komunën e Skenderajt tejkalon çdo vlerë racionale, dhe efektivisht kalon dukshëm masën e 100%. Në këtë komunë është raportuar për një dalje prej 94%, edhe pse dihet se afërsisht një e pesta e votuesve janë përkohësisht jashtë shtetit dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur të votojnë. Një kontroll i thjesht teknik do të vërtetojë përmasat e manipulimit në këto dy komuna.



Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron të papranueshëm rezultatin e votimeve në komunat e Drenasit dhe Skenderajt, dhe është në diskutim të mëtejmë për qëndrimin përfundimtar rreth disa qendrave të votimit në komunat e Deçanit, Mitrovicës dhe Malishevës, ku po ashtu kemi evidentuar shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Po ashtu njoftojmë qytetarët se për secilën shkelje të raportuar, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përgatitur evidencë të kompletuar me të gjitha provat dhe për të njëjtat ka informuar menjëherë KQZ-në, policinë dhe në raste të caktuara edhe vetë avokatin e popullit dhe vëzhguesit ndërkombetarë. Me keqardhje konstatojmë se në disa raste reagimi i policisë nuk ka qenë i menjëhershëm dhe efikas.



Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke monitoruar imtësisht procesin e numërimit, dhe do të vazhdojë të bëjë publike çdo shkelje, apo çdo deformim të vullnetit të votuesve.







Levizja VETEVENDOSJE

Sekretariati per Media dhe Komunikim

Erzen Vraniqi 045209632
Credibility: UP DOWN 0
Leave a Comment
Name:
Email:
Comments:
Security Code:
11 + 4 =

Additional Reports

Partitë ankohen për incidente të izoluara

01:34 Dec 12, 2010

Glogovc, 0 Kms

Sulmohet një aktivist i “Vetëvendosje”-s

01:58 Dec 07, 2010

Kastriot, 15.78 Kms

Në Skendaraj nuk ka vend për partitë e tjera

13:38 Dec 08, 2010

Skenderaj, 16.12 Kms

VV: Skenderaj

01:20 Dec 13, 2010

Skenderaj, 16.12 Kms

FER reagon për Malishevën

01:31 Dec 04, 2010

Malisheve, 20.22 Kms